“Jemi të zhgënjyer nga barazimi, një pikë në fushën tonë nuk na bën shumë punë”

Tjetër zhgënjim për Chelsea, që në fushën e tij barazoi 2-2 ndaj Bournemouth, duke humbur një tjetër shans të mirë për të qëndruar me grupin e skuadrave pretendente për titull në Premier League.

Në këtë ndeshje, për “blues” mungoi trajneri Enzo Maresca, që ishte i sëmurë. “Humbëm një shans të mirë, pasi arritëm të rikuperonim disavantazhin dhe të udhëhiqnim, por në fund dolëm sërish me 1 pikë”, tha Willy Caballero.

Nuk ishte ky rezultati që donim për këtë ndeshje të fundit të 2025-ës. Edhe ne, ashtu si tifozët, jemi të mërzitur. Palmer? Luajmë çdo 3 ditë dhe na duhet të menaxhojmë çdo situatë”, shtoi zv.trajneri i Chelsea.

Cole po kthehet nga një dëmtim i gjatë. Në këtë rast duhet të gjejmë edhe zëvendësimet e duhura për ndeshjen. Gjithashtu, t’i mbajmë lojtarët tanë të shëndetshëm sepse duam t’i kemi ata për pjesën tjetër të sezonit“, tha Caballero.

The post “Jemi të zhgënjyer nga barazimi, një pikë në fushën tonë nuk na bën shumë punë” appeared first on Telesport.