“Jemi gati për BE”, Rama: Evropa të zgjedhë Ballkanin, do të jemi truproja juaj!

Samiti Growth Plan “Our pathway to EU”, i mbajtur sot në Tiranë ka mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos.

Në fjalën e tij, kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh se Shqipëria dhe Ballkani janë gati që të bëhen pjesë e Bashkimit Europian, duke e konsideruar si një “truprojë” të Europës.

“Rajoni është trajtuar si një luftë për t’u marrë, ndërsa investuesit shohin një gjë ndryshe. Një treg që lidhet me BE-në. Investimet e fundit tregojnë çdo gjë. Çdo shifër ka pasur një vend pune, një pagë, një familje, një shpresë. Kur ekonomitë rriten, kufijtë do të kenë rëndësi më pak. Kur kufijtë të zhdukjen, Europa do të kthehet në një vend partneriteti.

Po vërtetojmë që investimet në Ballkanin Perëndimor janë pika e fortë e Europës. Ne po lëvizim nga skajet e hartës në qendër të historisë sonë europiane edhe në përmjet ekonomisë. Europa nuk është diçka që po e presim, është diçka që po e ndërtojmë. Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere dhe kjo po dëgjohet. Askush nuk po kërkon nder. Askush nuk po thërret për t’u shpërblyer me ëmbëlsira. Çdo kush vjen për të ofruar vlera dhe mund e djersë, falë zotit nuk duhet gjak.” – u shpreh Rama.

Rama tha se BE do të jetë më e fortë sa i përket konvergjencës së Ballkanit, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv

“Nuk po lutemi të bashkohemi me BE-në, nuk po kërkojmë lëmoshë. Nuk po flasim, por po japim rezultate. Sa i përket pjesës së konvergjencës. Në konvergjencën e Ballkanit Perëndimor, BE-ja bëhet më e fortë. Nuk po ecim drejt Europës me duar bosh e aspak si ata që lypin lëmoshë, po ecim me rezultate të arritura, me detyrat tona të shtëpisë të plotësuara në çdo hap.

Të gjithë e dinë, Marta e di më mirë që për sigurinë tuaj zgjidhni i një ballkanas dhe kjo funksionon gjithmonë. Edhe për sigurinë e Europës, zgjidhni ballkanasit, ne do të jemi truproja e Europës”, tha ndër të tjera Rama.