Me nderime dhe respekt të thellë, janë përkujtuar 20 dëshmorët e Hereçit të Gjakovës në 27-vjetorin e rënies së tyre heroike për lirinë e Kosovës, nga të cilët 12 dhanë jetën në betejën e lavdishme të Koshares.
Dhjetëra të rinj të veshur me bluza të zeza me mbishkrimin “Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)”, u mblodhën në mënyrë të organizuar për të nderuar të rënët për liri.
Të rinjtë marshuan drejt Koshares duke kënduar këngën për Adem Jasharin, duke rikthyer kohën e 23 prillit të vitit 1998, kur kishte ndodhur beteja.
“Jemi gati kurdoherë – UÇK-së t’i sjellim nder,
Plumbi neve nuk na frikëson,
Lufta e drejtë na trimëron.
Krenaria jonë kombëtare, rrënoftë ushtria çlirimtare,
Amanet na i la i pari, komandant Adem Jashari.”
Në këtë ceremoni u kujtuan me emër secili nga dëshmorët që ranë në emër të lirisë:
Asllan D. Rexhepaj
Agim Q. Metaj
Bekim S. Alijaj
Bujar S. Jasiqi
Besnik S. Jasiqi
Dinë R. Alijaj
Gazmend H. Ramaj
Hajdar R. Thaqi
Hasan B. Tahiraj
Iber Sh. Metaj
Luan X. Dinaj
Muhamet U. Zenunaj
Muharrem H. Isufaj
Sadik L. Alijaj
Skender Q. Hajdaraj
Shefqet S. Alijaj
Ukë M. Shabanaj
Vehbi A. Hasanaj
Emrat e dëshmorëve u përmendën me krenari, ndërsa vendosmëria për ta ruajtur kujtimin e tyre gjallë në zemrat e brezave të rinj u theksua në këtë përvjetor, raporton Telegrafi.