Jemeni pas sulmeve amerikane ndaj Iranit, bënë thirrje për një front të unifikuar të kombeve myslimane

Grupi ushtarak jemenas, Huthi  ka reaguar pas sulmeve amerikane ndaj Iranit, duke u  zotuar se do të mbështesin Iranin në luftën e tij kundër “agresionit sionist dhe amerikan”.

Në deklaratën e tyre ata u bënë thirrje kombeve myslimane të bashkohen në luftën e shenjtë dhe të veprojnë si “një front i vetëm kundër arrogancës sioniste-amerikane”.

Edhe grupi palestinez, Hamas  ka thënë se sulmet amerikane ndaj Iranit janë një “kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare” dhe “një ndjekje e verbër e axhendës së pushtuesit të pabesë sionist”.

The post Jemeni pas sulmeve amerikane ndaj Iranit, bënë thirrje për një front të unifikuar të kombeve myslimane appeared first on Kosovapost.net.