Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez thuhet se janë veçse të martuar “në letra” – përpara festimeve në qytetin italian me shumë të ftuar

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez janë martuar tashmë në SHBA pasi kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore me vlerë prej miliona dollarësh, sipas disa burimeve për Page Six.

Çifti i lumtur, të cilët kanë organizuar një dasmë madhështore tre-ditore me një buxhet prej 10 milionë dollarësh, nuk janë regjistruar për t’u martuar në Venecia.

Burimet thonë se ata janë martuar ligjërisht përpara ceremonisë së tyre luksoze të premten në ishullin San Giorgio Maggiore.

“Shpesh një martesë në një vend të huaj nuk është e vlefshme në SHBA, ose sjell komplikime të tjera, kështu që po, ka shumë gjasa që ata tashmë janë martuar,” tha një avokat i njohur nga Florida.

Një tjetër burim italian konfirmoi për Page Six se ata janë martuar ligjërisht përpara ceremonisë së madhe të së premtes.

Zyrtarët e qytetit i thanë gazetës The Times of London se çifti nuk ka bërë një kërkesë zyrtare për t’u martuar në Veneica, siç kërkohet nga ligji italian. “Mund ta përjashtoj plotësisht mundësinë që ata do të mbajnë një ceremoni civile në Venecia sipas ligjit italian”, tha një zyrtar.

Përfaqësuesit nuk kanë konfirmuar nëse themeluesi i Amazon-it, Jeff Bezos, 61 vjeç dhe Lauren Sánchez, 55 vjeç, kanë zhvilluar një ceremoni civile.

Kur George Clooney u martua me Amal Alamuddin në Venecia në vitin 2014, ceremonia zyrtare u mbajt në bashkinë e qytetit përpara festës së tyre të madhe.