“Topi i Artë” është një trofe individual shumë i dëshiruar nga yjet e futbollit botëror, prandaj çdo vit, të gjithë duan ta fitojnë atë. Edicioni i kaluar u fitua nga Rodri, duke u bërë kështu spanjolli i dytë që e ngre lart këtë çmim. Ky vit ende nuk ka fitues, ndaj secili bën parashikimet e tij.
Në këtë rast, Jean-Pierre Papin ka dhënë mendimin e vet në këtë drejtim, duke e bërë të qartë se Lamine Yamal do ta meritonte. Për ish-sulmuesin e shquar francez nuk ka dyshime: “Lamine Yamal meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’ këtë vit”.
Ikona franceze lë pas në zgjedhje yjet e PSG-së, të cilët gjithashtu janë kandidatë për trofeun. Ai u pyet për përgjigjen e tij të befasishme: “Jo, për mua Yamal ishte më i miri dhe pati një sezon të jashtëzakonshëm”.
Papin u përgjigj me vendosmëri, duke lënë mënjanë lojtarë me famë botërore si Achraf Hakimi dhe Dembélé, që fituan thuajse gjithçka, edhe Champions League.
Dembélé shihet si kandidat i fortë, megjithëse Papin nuk e përmendi si favorit. Nga ana tjetër, shokët e tij të skuadrës, Vitinha dhe Achraf Hakimi, gjithashtu janë kandidatë të fortë në listën prej 30 lojtarësh, që do të përpiqen t’i bindin të gjithë se janë të denjë për çmimin prestigjioz të “France Football”.
Numrat e Lamine Yamal mbështesin mendimin e Papin, pasi spanjolli regjistroi, në 55 ndeshje me Barcelonën, 18 gola dhe 21 asistime, në një sezon unik për blaugranët, të cilët ishin afër fitimit të La Liga-s, Kupës së Mbretit dhe Champions League në të njëjtin edicion.
The post Jean-Pierre Papin injoron Dembele dhe PSG: Ky talent meriton ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit appeared first on Telesport.