Tashmë janë bërë eliminimet e para nga spektakli i njohur, “She’s On Top”.
E në “She’s On Top Club”, vajzat janë rikthyer për të shprehur pakënaqësitë e tyre e për të diskutuar për arsyet që çuan deri në largim.
Në një moment, njëra nga vajzat e eliminuara pati një përplasje me opinionisten e këtij programi, Xheneta Fetahun.

Ajo i tha se nëse do të ishte pjesë e këtij emisioni, do të ishte vajza më falso, gjë që e revoltoi ish-banoren e BBVK 3.
“Nëse do të ishe pjesë e She’s On Top do të thoja që je falso”, iu drejtua ish-konkurrentja.
“Paske problem me sy atëherë, me sy sheh kush është falso”, Fetahu nga ana tjetër ia ktheu.
“Në rregull unë këtë mendim kam”, i tha më pas ajo që mori sërish një përgjigje nga Xheneta: “Unë të uroj suksese te shtëpia dhe të më shohësh më shumë”.