Reperi i njohur, Don Xhoni ka disa ditë që po paralajmëron se po vjen me një projekt të ri muzikor.
Nga postimet e tij, ai ka lënë të nënkuptohet se javën që vjen do të ketë risi në këtë aspekt.
Ndërkaq, përmes postimit të fundit ai ka paralajmëruar edhe “ngritje të temperaturave”.
“Ja ka nis po bëhet nxehtë, hala më nxehtë do të bëhet. A po e bëjmë javën tjetër 40+, po e kallim krejt”, ka shkruar tutje Don Xhoni.