Gjatë javës së ardhshme Java mot relativisht stabil, ku do të alternohen intervalet të gjata me diell dhe vranësirat, ndërsa në disa zona të izoluara parashihen riga shiu.
Në aspektin agrometeorologjik, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kushtet konsiderohen të favorshme për kulturat pranverore dhe lagështia në tokë pritet të mbetet e mire për shumicën e bimëve, transmeton Klankosova.tv.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:
Të hënën –Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24 deri në 27°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.
Të martën –Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13°C, ndërsa maksimalet 25-29°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.
Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura priten përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12°C, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 25deri në 29°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.
Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu të përcjella me shkarkime elektrike. Temperaturat minimale do të jenë 9-12°C, ndërsa maksimalet 23-27°C. Era nga verilindja do të fryjë me shpejtësi 1-10 m/s.
Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me interval me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri10°C, ndërsa maksimalet e ditës nga 22 deri në 26°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.








