Jason Momoa mbërrin në Festivalin e Filmit në Venecia, shfaqet me pamje të çlirët dhe rrëfen një përvojë të rrezikshme nga e kaluara

Aktori i njohur i Hollywood-it, Jason Momoa, ka mbërritur të mërkurën në Venecia për ditët e fundit të Festivalit të Filmit, ku pritet të zhvillohet premiera botërore e filmit të tij më të ri “In The Hand Of Dante”.

46-vjeçari u pa me humor të mirë teksa zbarkoi në qytetin italian, duke mbajtur një stil të thjeshtë e veror: pantallona të lehta prej pambuku në ngjyrë krem, një kanotierë të bardhë dhe një kapele klasike “newsboy” për t’u mbrojtur nga dielli.

Momoa u fotografua në aeroportin e Venecias, përpara se të hipte në një taksi me varkë që e priste pranë. Në shpatullën e tij të djathtë ra në sy edhe një çantë “man bag”, që i plotësonte pamjen e rastësishme, shkruan DailyMail.

Beard-i i trashë, të cilin ai e hoqi në mënyrë dramatike këtë verë për të promovuar markën e tij të ujit Mananalu, duket se ka filluar t’i rritet përsëri.

Momoa i befasoi fansat në korrik me këtë ndryshim, duke shpjeguar se gjithçka kishte lidhje me një mision mjedisor.

Ai u kërkoi ndjekësve të tij që të heqin dorë nga plastika njëpërdorimshe, duke theksuar: “Për fëmijët tanë dhe për planetin tonë, kjo është e ardhmja”.

Filmi i ri ku Momoa luan krah Gerard Butler, Gal Gadot, Sabrina Impacciatore, Franco Nero dhe John Malkovich, trajton një histori të bazuar mbi dorëshkrimin e Komedisë Hyjnore, i cili nga biblioteka e Vatikanit përfundon në duart e një bosi mafioz në Nju Jork.

Në një tjetër rrëfim personal, aktori i “Aquaman” së fundmi ka treguar për një eksperiencë pothuajse fatale. Në një episod të podcast-it “Smartless”, ai zbuloi se në vitin 2007, gjatë një daljeje me surfing pranë brigjeve të Maui-t në Hawaii, kishte rrezikuar të mbytej.

Momoa, i cili në atë kohë luante në serialin “Stargate: Atlantis”, tha se ishte duke marrë pjesë në një itinerar prej 13 miljesh me paddle board, kur litari i pajisjes së tij u këput.

“Ne ishim rreth shtatë milje brenda udhëtimit, dhe litari im u këput. Ishim gati një milje larg bregut, era ishte shumë e fortë, dhe vala filloi të më godiste pa pushim”, tha ai.

Aktori shtoi se kishte marrë disa dallgë 10 metra në kokë, çka e bëri situatën tepër të rrezikshme.

Sot, Momoa është i lidhur me aktoren e serialit Andor, Adria Arjona, ndërsa vazhdon të jetë një nga figurat më të dashura të industrisë së filmit, jo vetëm për rolet e tij, por edhe për angazhimin ndaj mbrojtjes së mjedisit.