Aktori 45-vjeçar Jason Momoa ka tërhequr vëmendjen e mediave në Festivalin e Filmit në Kanë, duke u shfaqur në shoqërinë e të dashurës së tij 12 vite më të re, Adria Arjona, aktore me origjinë nga Portoriko.
Momoa ishte aty për ta mbështetur atë në premierën e filmit të saj të ri “Splitsville”. Arjona u shfaq në tapetin e kuq me një fustan sateni në ngjyrë jeshile, ndërsa Momoa zgjodhi një kostum të bardhë elegant.
Dyshja pozuan të buzëqeshur përpara fotografëve, duke reflektuar një harmoni dhe afeksion të dukshëm mes tyre.


Momoa më herët ka qenë i martuar me aktoren Lisa Bonet, e cila është 12 vite më e madhe se ai. Çifti, që u nda në janar të vitit 2024, ka dy fëmijë: vajzën 17-vjeçare Lola dhe djalin 16-vjeçar Nakoa-Wolf. Ata vazhdojnë të ndajnë kujdestarinë fizike dhe ligjore për fëmijët e tyre.
Edhe Arjona ka pas vetes një martesë të përfunduar. Ajo ishte martuar në vitin 2019 me partnerin e saj shumëvjeçar, avokatin Edgardo Canales, megjithëse nuk dihet saktësisht kur ata janë ndarë.


Lidhja mes Momoas dhe Arjonës u bë publike vitin e kaluar, kur aktori publikoi disa fotografi nga një udhëtim në Japoni me miq, ku në mesin e tyre u shfaq edhe Adria, duke konfirmuar kështu romancën e tyre. /Telegrafi/

