Jashtë planeve të Flick, mesfushori i Barcelonës i “shkel syrin” Atletico Madridit

Duke qenë se ka një rol dytësor dhe nuk bën pjesë në planet e Barcelonës për të ardhmen, Marc Casado është gjithmonë e më i bindur për largimin nga katalanasit. Pavarësisht interesimit të madh nga Manchester United dhe Wolves në Premier League, 22-vjeçari duket se do të qëndrojë në La Liga.

Sipas “Mundo Deportivo”, Marc Casado ka dhënë miratimin e tij për t’u transferuar tek rivalët e Barcelonës, Atletico Madrid, brenda merkatos së janarit. Diego Simeone e sheh Casado-n si zëvendësuesin ideal të Conor Gallagher, i cili u transferua pak ditë më parë te Tottenham për 40 milionë euro.

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Casado, por sipas të gjitha gjasave, shumë shpejt spanjolli do të jetë nën urdhërat e Diego Simeone. Mënyra më e mundshme e transferimit duket huazimi me të drejtë ose detyrim blerje në fund të sezonit.

The post Jashtë planeve të Flick, mesfushori i Barcelonës i “shkel syrin” Atletico Madridit appeared first on Telesport.