Jashari, zbulohen të gjitha shifrat e transferimit. Ja bonuset që e pasurojnë kontratën

Pas firmosjes së kontratës deri në vitin 2030, që u bë dje, zyrtarizimit të mbërritjes së tij te Milani dhe një mbrëmjeje të kaluar në qetësi mes restorantit dhe hotelit, aventura e Ardon Jasharit me fanellën kuqezi ka nisur këtë mëngjes me testet fizike në Milanello, më pas me stërvitjen bashkë me shokët e skuadrës.

Është ajo që shqiptaro-zvicerani e kishte ëndërruar prej kohësh dhe tani është i lumtur. Do të shohim nëse do të debutojë që këtë fundjavë (miqësore në Angli ndaj Leeds dhe Chelsea), por një gjë është e sigurt: ai ka shumë dëshirë të japë gjithçka për Milanin. Edhe klubi ka bërë një investim të rëndësishëm për ta marrë: 34 milionë euro, plus 3 milionë bonuse.

Bonuset mund ta çojnë shumën përfundimtare deri në 37 milionë euro. Bonusi i parë, me vlerë 1 milion euro, do të aktivizohet nëse gjatë 5 viteve të kontratës së Jasharit, skuadra kuqezi do të kualifikohet në Champions League. Një kusht i lehtë dhe fitim i sigurt për belgët.

Bonusi i dytë, gjithashtu 1 milion euro, do të realizohet nëse Milani fiton kampionatin (scudetto).

Bonusi i tretë, po 1 milion euro, nëse kuqezinjtë arrijnë në gjysmëfinalet e Champions League.

Përveç afatit kohor (deri në vitin 2030), është e domosdoshme që Jashari të jetë pjesë e skuadrës së Milanit, pra të mos jetë shitur. Këto bonuse mund të aktivizohen vetëm një herë secili. Totali maksimal i operacionit arrin kështu në 37 milionë euro, as një euro më shumë.

The post Jashari, zbulohen të gjitha shifrat e transferimit. Ja bonuset që e pasurojnë kontratën appeared first on Telesport.