Mesfushori i kuqezinjve, Ardon Jashari, foli për “Milan TV” pas fitores ndaj Lecce: “Jam vërtet i lumtur për këtë fitore, edhe pse duhej të shënonim më shumë gola. Ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre mbrojtëse, por ne ishim të mirë”.
Për golin e Fullkrug: “Jam i lumtur për golin e tij, është djalë i mirë dhe lojtar i shkëlqyer. Jam i kënaqur për të”.
Për sfidën e ardhshme ndaj Romës: “Po, ishte emocionuese të luaja për herë të parë si titullar në këtë stadium, por më e rëndësishmja është fitorja. Tani mund të rikuperojmë energjitë dhe të përgatitemi për Romën”.
The post Jashari: Jam i lumtur për Fullkrug, është djalë i mirë dhe lojtar i shkëlqyer appeared first on Telesport.









