Ndjenja mes Ardon Jasharit dhe Massimiliano Allegrit është e dukshme nga deklaratat e të dyve. Mesfushori i Milanit shpjegon për “Gazzetta dello Sport” rëndësinë e trajnerit kuqezi: “Është gjithmonë pranë nesh, u jep besim individëve dhe dhomës së zhveshjes. Për sukseset tona është thelbësor. Nga një si ai mund të mësoj shumë”. Edhe roli i Allegrit si ish-lojtar përkon me atë të Jasharit.
Të luante te Milani ishte ëndërr për Jasharin, i cili verën e kaluar këmbënguli për transferimin: “Club Brugge pati shumë kontakte me klube të tjera, por idetë i kisha të qarta dhe e shihja veten vetëm këtu”.
Objektivi tani është i qartë: “Punojmë fort për të luajtur në Champions sezonin e ardhshëm. Titulli? Jo, është shumë herët të flasim”. Për Adrien Rabiot shtoi: “Nuk mund ta imitosh, secili ka cilësitë e veta, si e ‘lexon’ ndeshjen dhe si luan…”.
The post Jashari: Allegri iu jep besim individëve, Rabiotin nuk mund ta imitosh. Titulli? Është herët… appeared first on Telesport.













