SBASHK në bashkëpunim me Qendrën Amerikane të Solidaritetit (Solidary Center) ka organizuar punëtori dyditore me temë “Mësuesit si lider për të forcuar sindikatat dhe për të përmirësuar arsimin”.
Në seminarin ku po marrin pjesë përfaqësues të sindikatave të arsimit nga Kosova dhe rajoni, hapjen e bëri kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili e përshëndeti këtë tryezë duke e falënderuar Qendrën Amerikane të Solidaritetit për mbështetje si dhe pjesëmarrësit tjerë për kontributin e tyre gjatë punëtorisë dyditore.
“E veçanta e këtij seminari është që ne po vazhdojmë të krijojmë lider sindikal, domethënë të mos mbetet vetëm një njeri si udhëheqës por ta shtrijmë këtë njeriun udhëheqës duke filluar nga shkolla e deri në nivel qendror. Po përpiqemi që përmes këtyre takimeve të krijojmë udhëheqës sindikal të mirëfilltë, të cilët do të prezantojnë në mënyrë të denjët punëtorët e arsimit”, tha ai.
Në puntorinë dyditore po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e sindikatave të Arsimit të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut që kanë paraqitur përvojat e tyre nga këto shtete në lidhje me temat e kësaj punëtorie.
Tafa Ahmeti, nënkryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Shkencës e Kulturës të Maqedonisë së Veriut tha se në Maqeodni janë mbi 600 organizata sindikale në 20 regjione.
“Dobësinë më të madhe e kemi te kryetarët e organizatave sindikale, te këto 600 kryetarë ku për fat të keq nuk kanë ndonjë benifiti që ata t’i nxis dhe të marrin obligime të tilla të cilat përvec ligjiore janë edhe ndeshëse me udhëheqësinë e institucioneve, ku ndoshta edhe dikush pëson si rezultat i grevës apo këtyre kointesteve e të tjera“, tha ai.
Aty kanë marrë presidenti i Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë (FSASH), Shpëtim Brahaj, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, presidenti Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë (SFASH), Nevrus Kaptelli, kryetarja e bordit Korunal të Tuzit, Mali i Zi, Albana Lulanaj, Marina Dedvukaj nga organizata Sindikale e Shkollave të Mesme nga Mali i Zi, Zanafer Baimak, përfaqësues rajonal i Sindikatës së Arsimit, Shkencës e kulturës të Maqedonisë së Veriut (SNOK), kanë diskutuar lidhur me gjendjen e mësimdhënësve në vendet respektive, derisa të gjithë kanë shprehur nevojën e funksionimit dhe thellimit të dialogut social në mes të institucioneve dhe përfaqësuesve të punonjësve arsimor.
Ndërsa seanca e parë e seminarit me temën “Aftësi lidershipi për forcimin e sindikatave” u mbajt nga Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”.
Punëtoria dyditore e cila ka për qëllim që mësuesit si liderë të forcojnë sindikatat dhe të përmirësojnë arsimin në vendet pjesëmarrëse të rajonit, vazhdon edhe në ditën e diel me tri seanca të diskutimit dhe përmbylljen e punimeve./KP/