Ka shkuar në 11 numri i vdekjeve në Japoni për shkak të temperaturave të larta.
Pas sezonit të stërzgjatur me rreshje, Japonia, ashtu si dhe pjesa tjetër e botës, është përfshirë nga i nxehti tropical, si pasojë e të cilit është trefishuar numri i shtrimeve në spital në javën e fundit.
Më të prekurit, bazuar në të dhënat e Agjencisë për Parandalimin e Fatkeqësive, kanë qënë të moshuarit, rreth 53% e numrit të përgjithshëm.
11 viktimat janë nga 11 prefektura të ndryshme të arkipelagut, ndërsa numri i personave të shtruar në spital me simptoma që lidhen me nxehtësinë është 5.665.
Sipas Agjencisë Meteorologjike, sezoni i rreshjeve zyrtarisht përfundoi në fillim të javës dhe zgjati 8 ditë më shumë se mesatarja e vendit.
Qyteti i Tokios nga 27 qershori deri në 16 korrik pa më pak se 3 orë diell në ditë.
Në të njëjtën periudhë kryeqyteti regjistroi rekordin e ditëve të njëpasnjëshme me rreshje, që u shoqëruan me rritjen e papritur të çmimeve.
Shqiptarja.com