Ish Ministri i Drejtësisë dhe ish-zyrtari i AAK-së, Januz Salihaj ka vendosur që t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës, transmeton fokusi.info.
Lajmin për këtë, e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook.
“Rrugët me PDK-në i bashkoi edhe ish-ministri Januz Salihaj, ekspert i arsimit në vendin tonë.Si familje e madhe politike dimë t’i çmojmë njerëzit e guximshëm e parimorë dhe ta vlerësojmë mendimin ndryshe”, ka shkruar Veseli.
Veseli tutje shkruan se Salihaj ka qenë gjithmonë kundër punësimeve familjare dhe nepotizmit sa ishte drejtor i Arsimit në Prishtinë.
“Januzi i kishte kundërshtuar gjithmonë përpjekjet politike për të sistemuar njerëz mbi bazën e nepotizmit në Komunën e Prishtinës. Jemi të lumtur që ai tani do ta japë kontributin e tij si pjesë e PDK-së në luftën tonë të pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit”, ka shkruar Veseli./Fokusi.info/