Ekspertja e sigurisë Janina Ymeri ka thënë se nesër më 28 Nëntor Kosova furnizohet me energji elektrike nga kompania Vuk Hamoviq.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ajo ka theksuar se thuhet se Kosova nuk furnizohet me energji elektrike nga Serbia, por thekson se ky shtet figuron në Doganë.
“Nesër si edhe shumë ditëve tjera rryma vjen nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut shumicën e herëve për shkak se me Serbinë nuk kemi shkëmbime tregtare, thuhet që nuk kemi në fakt në Doganë figuron edhe Serbia. Nesër më 28 Nëntor rryma vjen prapë nga Vuk Hamoviq ose kompania e tij “EFTE””, tha Ymeri.











