Janë të dy në listën e shitjeve, dy mbrojtësit nuk pranojnë të largohen nga Barcelona

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i transferuar deri tani, Joan Garcia, edne nuk është regjistruar në La Liga.

Deri tani janë larguar Ansu Fati në huazim te Monaco, Pablo Torre u shit për 5 milionë euro te Mallorca, por klubi katalanas ka ende 50% të kartonit të tij, pritet të largohet edhe Ter Stegen.

Dy lojtarë të tjerë që janë në listën e largimeve të  drejtorit sportiv, Deco, janë edhe Ronald Araujo dhe Andreas Christensen. Sipas asaj që raporton AS, dy lojtarët nuk pranojnë të largohen nga Barcelona, madje janë rikthyer në stërvitje përpara afatit të vendosur nga klubi.

Përsa i përket mbrojtësit danez, kontrata e tij skadon vitin tjetër dhe drejtuesit katalanas duan ta largojnë që këtë verë, por deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete për të.

Përsa i përket Ronald Araujo-s, kontrata e të cilit skadon në vitin 2031, drejtuesit e Barcelonës presin oferta mbi 60 milionë euro, por problemi kryesor është dëshira e lojtarit për të mos u larguar nga klubi katalanas.

The post Janë të dy në listën e shitjeve, dy mbrojtësit nuk pranojnë të largohen nga Barcelona appeared first on Telesport.