James Rubin flet për takimet me Thaçin: Ishte djalë i ri, punonte në rrethana të vështira

James Rubin ka folur për takimet me Thaçin.

Ai e kujton kohën kur Thaçi shkoi si kryeministër në New York.

“Pas vitit 2000 kam pasur ndërveprim me Thaçin. Nuk më kujtohen të gjitha, më kujtohet takimi i parë ai ishte djal i ri, e kam takuar në një kohë të vështirë, nuk kishte funksion apo pushtet. Dhe herën e parë jemi takuar pas publikimit të kësaj në New York kur është bërë kryeministër. Erdhi në një restorant si kryeministër, dhe unë u habita nga kjo sepse kishte kaluar nga një djal i ri që punonte në rrethana të vështira, befasisht ishte bërë kryeministër. Kishin kaluar disa vite, 4-5 vite. Kjo ka ndodhur në një restorant në New York. Hera e fundit besoj duhet të ketë qenë rreth vitit 2018 kur po punoja në Uashington dhe ai ishte president i Kosovës”, tha Rubin.

“Kontratë me qëllimin për të bërë paqe me Serbinë në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të sjellur paqe, isha i gëzuar ta shoh atë, ndoshta ne mund të jepnim fund konfliktit me njohje të ndërsjellë”, tha Rubin më tutje.