“Jam lodhur duke përfunduar një sezon duarbosh, këtë vit duam t’i fitojmë të gjithë trofetë”

Mbrojtësi francez William Saliba ka zbuluar zhgënjimin e tij për mungesën e trofeve vitet e fundit tek Arsenal, duke thënë se ai dhe shokët e tij të ekipit janë të vendosur ta ndreqin këtë gabim këtë sezon.

Skuadra e Mikel Arteta kryeson Premier League me gjashtë pikë dhe gjithashtu kryeson tabelën e Champions League. Madje janë në garë për trofe edhe në FA Cup e Carabao Cupo.

Saliba tha se dështimet e Arsenal nga sezonet e mëparshme po i japin atij dhe shokëve të tij të ekipit motivim ndërsa ata vazhdojnë të luftojnë në katër fronte këtë sezon.

Jam lodhur ta përfundoj sezonin pa asgjë në xhep, pa asnjë trofe, duarbosh. Pra, tani kemi katër gara për të fituar”, deklaroi mbrojtësi francez.

Xhepi im ishte bosh vitin e kaluar dhe tani duam të fitojmë gjithçka, Carabao, Kupën FA, Ligën e Kampionëve, Premier League”, tha Saliba.

Në fund, ai komentoi: “Sigurisht që nuk është e lehtë ta thuash, por ne duam ta provojmë në fushë dhe do të japim gjithçka për të fituar çdo titull.”

The post “Jam lodhur duke përfunduar një sezon duarbosh, këtë vit duam t’i fitojmë të gjithë trofetë” appeared first on Telesport.