“Jam krenar që më kërkon Real Madrid”, ylli i ri i mesfushës iu “shkel syrin” madrilenëve

Kees Smith i AZ Alkmaar është një nga lojtarët e rinj, i cili falë paraqitjeve të shkëlqyera në sezonin e kaluar, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, mes tyre edhe të Real Madrid.

Vetëm 19 vjeç, Kees Smith konsiderohet si një mesfushor me të ardhme të madhe. Talenti holandez ka reaguar në një intervistë të fundit për “AS” në lidhje me interesimin e shprehur nga Real Madrid, ku nuk e fsheh dot që ndihet krenar për këtë gjë.

“Gjërat shkuan mirë për mua sezonin e kaluar, shënova disa gola (10). Kjo padyshim që ndihmoi në tërheqjen e vëmendjes. E pashë emrin tim të shfaqej shumë në rrjetet sociale. Supozohej se isha në shënjestrën e Real Madridit. Kjo më bëri të ndihem krenar”, u shpreh Smith.

Ky reagim i holandezit mund të konsiderohet si një sinjal i qartë për një transferim të mundshëm drejt Real Madrid në verën e ardhshme. Xabi Alonso e pëlqen shumë Kees Smith dhe një president si Florentino Perez është gati të plotësojë dëshirën e trajnerit të klubit.

The post “Jam krenar që më kërkon Real Madrid”, ylli i ri i mesfushës iu “shkel syrin” madrilenëve appeared first on Telesport.