Ai do të mbushë 23 vjeç në nëntor, por Eduardo Camavinga është vendosur prej kohësh si një lojtar kyç te Real Madrid. Mesfushori thjesht përshkroi emocionin e të jetuarit të asaj që kishte ëndërruar gjithmonë.
“Ka qenë ëndrra ime që kur isha fëmijë. Real Madrid është klubi më i mirë në botë dhe kur erdhi thirrja, nuk kisha dyshime: Doja të vija këtu“, sqaron lojtari francez.
Camavinga shikon drejt së ardhmes me besim dhe vendosmëri. Pas një sezoni të mbushur me lëndime, ai është rikthyer në fushë dhe thotë se është gati të rifillojë rolin e tij kryesor.
Pas dëmtimit të pësuar kundër Getafes në prill, u rikthye muajin e kaluar për ndeshjen kundër Espanyol. Trajneri Xabi Alonso, i vetëdijshëm për rëndësinë e tij, ka vendosur ta menaxhojë kohën e tij të lojës me kujdes për të siguruar një rikuperim gradual.
Në një intervistë me TF1, lojtari shprehu optimizëm për karrierën e tij: “Pa dyshim që do të lë gjurmën time te Real Madrid. Po jetoj një ëndërr: jo të gjithë kanë mundësinë të luajnë për klubin më të mirë në botë dhe unë dua ta shfrytëzoj sa më shumë këtë mundësi.”
“Jam shumë i lumtur këtu”, tha Camavinga, që saktësoi edhe pozicionin e tij: “A po më pyetni nëse dua të luaj si mbrojtës i krahut? Jo, dua të luaj si mesfushor”.
The post “Jam i lumtur te Real Madrid, por nuk dua të luaj si mbrojtës krahu, jam mesfushor” appeared first on Telesport.