“Jam i lumtur që zgjodha City-n”, Reijnders: Ja çfarë po pres me padurim

Tijjani Reijnders pret me padurim të ndërtojë një marrëdhënie të ngushtë me tifozët e Manchester City-t.

Mesfushori holandez u transferua nga Milan në fund të sezonit të kaluar dhe mori pjesë në fushatën e City-t për Kupën e Botës për Klube.

“Isha i kënaqur që u bashkova me City-n në verë dhe emocioni po rritet tani me sezonin që po afrohet gjithnjë e më shumë”, tha Reijnders për faqen e internetit të City-t.

“Padyshim që patëm Kupën e Botës për Klube dhe ishte një privilegj të luanim atje, të përfaqësonim ekipin dhe të shihnim të gjithë tifozët e City-t në SHBA për të na mbështetur.

“Kemi pasur një pushim të shkurtër për të karikuar bateritë, por tani jemi të përqendruar në atë që do të vijë me stërvitjen e hapur javën e ardhshme, miqësoren me Palermon dhe më pas ndeshja me Wolves do të vijë shumë shpejt.

“Mendoj se kjo seancë stërvitore e hapur me tifozët në Mançester është e rëndësishme për të gjithë ne që të lidhemi përpara fillimit të sezonit. Unë jam një lojtar që kujdeset shumë për marrëdhënien që ndërton me mbështetësit dhe rëndësinë e tifozëve në çdo sukses që arrin.

“Pres me padurim të shoh shumë prej tyre atje. Shpresoj që të kenë një ditë të mrekullueshme duke parë stërvitjen dhe ne jemi vërtet të vendosur t’u japim atyre një sezon emocionues”.

The post “Jam i lumtur që zgjodha City-n”, Reijnders: Ja çfarë po pres me padurim appeared first on Telesport.