Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi dhe Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi kanë refuzuar dekorimin nga Presidenti Hashim Thaçi.
Krasniqi ka thënë që Thaçi nuk është njeriu i duhur për të dhënë dekorata, dhe se një gjë të tillë po e bënë për poena politik.
“Veprimtarinë time politike nuk e kam nisur as për pozita, as për pasuri dhe as për dekorime. Kam filluar të merrem me politikë para 45 viteve, thjesht pse e kam dashur lirinë e kombit tim dhe pse Atdheut tim ia kam pasur borxh që t’ia bëj shërbimin pa hile. Kudo ku e kam përfaqësuar vendin dhe kombin tim e kam përfaqësuar pa hile dhe meritueshëm, andaj refuzoj te dekorohem nga Hashimi”, ka thënë Krasniqi.
“Hashimi nuk e ka asnjë kriter të vetëm në dhënien e Mirënjohjeve dhe të Dekoratave. Thjesht, ai po bënë pazare politike me mirënjohje e dekorata”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.
Ndërkaq, Selimi ka thënë se: “Pashë në media një listë të gjatë të të dekoruarve dalë nga zyra e Presidentit të Kosovës me rastin e 10 Vjetorit të Pavarësisë. Aty pashë edhe emrin tim. Por, unë refuzoj të pranojë dekoratë nga një person si Thaçi”, ka thënë Selimi.
“Dekorata e dhënë prej tij nuk më bën nder as mua e as ndonjë luftëtari të UÇK-së. Refuzoj të pranojë dekoratë nga ai i cili shet tokë të Kosovës sot ashtu sic deri më tani i shiti idealet e luftës se UÇK-së, ka thënë Selimi.