Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vlerësuar se seanca që do të mbahet sot për konstituimin e Kuvendit nuk është në përputhje me procedurat që parashihen në Rregulloren e Punës së Kuvendit.
Në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ai ka thënë që seanca të mbahet sot është dashur të votohet.
Sipas tij, kryesuesi i seancës nuk po kujdeset për procedurat.
“Nesër që mbahet seanca tjetër, po është shkelje procedurale sepse nuk pati një mocion që duhet të votohet nga Kuvendi me shmangie të rregullore, me 2/3 e deputetëve të pranishëm. Dehari nuk u kujdes sot që të japë një përpikëri të zbatimit të rregullores, nuk mundet me konsulta nga foltorja e tij të ndërmarrë iniciativa”, ka thënë Jakaj, duke shtuar se proceduralisht nuk është në rregull një gjë e tillë.