Ja si stërvitet çdo ditë ”uragani shqiptar” Xhuljo Vrenozi (Video)

Viti qe shkoi ka qene pa dyshim nga me te miret per boksierin fierak Xhuljo Vrenozi, po te marrim parasysh fitoret e tij ne ringun e boksit profesional, dhe ngjitjen ne renditjen e boksiereve me te mire ne boten per  peshen e tij.
Dhe te gjitha keto nuk i ka arritur pa nje pune te madhe, plot perkushtim dhe ushtrime te rrepta fizike, ndonese tejet te veshtira.
Se shpejti, Xhuljo do te kete ndeshjen e pare per kete vit, ndeshje e cila do te zhvillohet ne Londer. Per te qene ne nje forme sa me te mire, dhe per te kenaqur tifozet e shumte te cilet presin maksimumin prej tij, Xhuljo nuk i ka ndalur per asnje cast stervitjet. Dhe si per koicidence ai ka zgjedhur qe pergatitjet ti zhvilloje ne qytetin e lashte te Apolonise. Ashtu si Anteu qe e merrte fuqine nga toka, dhe Xhuljo po rend neper ato rruge, kodra e fusha ku dikur (shek.II e.s) u stervit dhe kampioni olimpik Meneptolemi, i cili perjetesoi ne Olympia Apoloninë.
Ne këtë video mund të shikoni momente nga stërvitjet e Xhuljos.

https://youtu.be/gTryv8vsj20