Ja si do të jetë moti deri në vikend

Mot i ndryshueshëm me shi dhe diell deri në fundjavë. Ditën e shtunë më ngrohtë. Në fillim të javës së ardhshme freskët dhe me shi.

9.05 – Kryesisht me vranësira. Pasdite priten reshje lokale shiu.

10.05 – Në mëngjes pjesërisht me vranësira. Ditën vranësirat do të shtohen. Priten reshje lokale shiu me bubullima.

11.05 – 12.05 – Të shtunën në mëngjes në ultësira mjegullinë. Ditën më ngrohtë, kryesisht me diell. Ditën e diel, kryesisht me vranësira e orëve të mbrëmjes me erë. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me bubullima.

13.05 – Më freskët, kryesisht vranët dhe me shi.

Nga dita e diel, një tjetër vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë mbi Itali, e më pas në fillim të javës edhe mbi vendin tonë, që do të sjell mot të freskët dhe reshje më intenzive shiu.

Temperaturat gradualisht do të rriten rreth vlerave mesatare, por nga dita e diel sërish do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 8C, ndërsa ato maksimale nga 15C deri në 21C, ditën e shtunë.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme 3-12m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje, e në fillim të javës së ardhshme sërish do të pësojë rënie”, njofton Prishtina Weather.