Ja shuma marramendëse që ekipi i Chelsea arkëtoi pas kualifikimit në finalen e Botërorit për klube

Dihej mirë se premio për klubet që marrin pjesë apo shkojnë sa më pranë finales së Kupës së Botës për klube do të ishte e konsiderueshme. Ekipi i parë që preku dje finalet ishte Chelsea, që mundi Fluminense me rezultatin 2-0.

Përveç faktit se do të luajnë në finale për trofeun, “blutë” e Londrës kanë arkëtuar deri më tani 80 milionë stërlina. Një shumë e jashtëzakonshme, që mbulon mjaft nga shpenzimet e kryera deri më tani në merkato.

Kjo vërtetohet nga fakti se ai që çoi Chelsea në finale është Joao Pedro, i blerë vetëm 10 ditë më parë dhe i federuar në dritaren e merkatos së hapur në fillim të korrikut. Ndikimi i brazilianit ishte thjesht shkatërrues, pasi shënoi dy golat e fitores.

Gjithsesi, shuma e përfituar mund të jetë edhe më e madhe në rast se skuadra londineze do të ngrejë lart trofeun. Chelsea do të përballet me skuadrën që do të dalë fituese nga gjysmëfinalja tjetër mes Real Madrid dhe PSG.

The post Ja shuma marramendëse që ekipi i Chelsea arkëtoi pas kualifikimit në finalen e Botërorit për klube appeared first on Telesport.