,

Ja pse nuk duhet ta shikoni kurrë ekranin e telefonit natën me një sy mbyllur

Të gjithë thuajse e kanë bërë të paktën një herë; të shtrihen në krevat me dritën fikur ndërsa përpara fytyrës mbajnë ekranin e ndritshëm të telefonit.

Shpesh ndodh që një sy mbyllet pasi shikimi mbulohet nga jastëku, kështu që për një kohë të gjatë vështrimi i ekranit përqëndrohet te një sy i vetëm.

Të shumtë kanë qenë përdoruesit e telefonave që më pas kanë vënë re se nuk mund ta kthjellonin shikimin nga njëri sy, teksa mbyllnin syrin tjetër, çdo gjë shfaqej e verbër. Por kjo është ajo çka mjekët e quajnë “Verbëri e përkohshme nga smartfoni”.

Por okulistët ngrenë alarmin se edhe pse duket si e “përkohshme” në rast përsëritjesh dëmtimi në sy mund të jetë i përhershëm.
Ata bëjnë thirrje që ekrani i smartfonit të mos shihet me njërin sy dhe në erësirë totale. Drita e vetë ekranit mund të ulet për të shmangur verbimin.

Related Posts