Luis Enrique përballet këtë të mërkurë me një moment historik në karrierën e tij si trajner. Nëse PSG fiton ndaj Flamengos në Kupën Interkontinentale, ish-trajneri i Barcelonës dhe I Spanjës do të arrijë ‘sextete’ (6) tituj brenda një viti kalendarik, duke u bërë trajneri i tretë në histori që e arrin këtë.
Më 2025, Luis Enrique ka fituar Champions League, Ligue 1, Kupën e Francës, Superkupën franceze dhe Superkupën e Europës, duke u barazuar me Pep Guardiolën, i cili e fitoi ‘sextete’ me Barcelonën më 2009, dhe me Hansi Flick, që e arriti këtë më 2020 me Bayern Munich.

Nëse nuk do të ishte humbja ndaj Chelsea më 13 korrik në finalen e Kupës së Botës për Klube (0-3), Enrique dhe PSG do të kishin fituar 7 tituj më 2025, një vit legjendar për klubin parizien, që pas shumë përpjekjeve ngriti Champions-in për herë të parë (5-0 ndaj Inter).
Luis Enrique kishte fituar gjithashtu tripletën me Barcelonën në 2014-15 (La Liga, “Copa del Rey” dhe Champions). Guardiola dhe Messi ishin të parët që e fituan ‘sextete’ më 2009, ndërsa Flick e arriti me Bayernin më 2019-20, gjatë pandemisë.
The post Ja mbrëmja kur Luis Enrique do të synojë të arrijë “sextete” e Guardiolës dhe Flick appeared first on Telesport.











