Kjo javë ka filluar me të reshura shiu, ndërkaq një gjendje e tillë pritet të vazhdojë edhe në vijim.
Këtë e ka konfirmuar për Ballkani.info eksperti i meteorologjisë Sylë TahirSylaj.
Ai tha se gjatë 10-të ditëve në vijim pritet të ketë të reshura shiu.
Këto të reshura meteorologu i quajti të mirëseardhura për kulturat bujqësore.
“ Ditëve të fundit ka pasur erë të madhe, ku si pasojë ka filluar ta thajë tokën. Të reshurat do të bëjnë shumë mirë në prodhimet bujqësore:” ka pohuar TahirSylaj.
Sipas tij temperaturat gjatë ditëve në vazhdim do të jenë, minimalja 5 deri në 7 gradë ndërkaq ajo maksimale 18 deri në 20 gradë celsius.