Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka ndarë një foto të ëmbël me partnerin e saj, reperin Big Basta, ku të dy shfaqen të buzëqeshur dhe të kombinuar në veshje sportive.
Në mbishkrimin që shoqëron foton, Vesa shkruan me humor: “Me m’dëgju mu, i çoni në reality shoë burrat për disa kohë ”, një koment që ka shkaktuar të qeshura dhe reagime pozitive nga ndjekësit e saj.
Kujtojmë që Big Basta ishte fituesi i këtij viti në “Ferma Vip”.
Kjo distancë duket se ia shtoi dashurinë çiftit simpatik.