Ja 10 trajnerët më të paguar në Serie A për sezonin e ri, Tudor e Chivu jashtë “top-5”

Në prag të sezonit të ri 2025-2026, janë bërë publike thuajse pagat e të gjithë trajnerëve të Serie A. “Sportmediaset” ka bërë një listim të tyre edhe pse mungojnë shifrat e Fabio Grosso (Sassuolo) dhe Davide Nicola (Cremonese).

Në krye të listës, me 8 milionë euro në sezon, qëndron trajneri i Napoli, Antonio Conte. Pas tij, me nga 5 milionë euro në sezon ndodhen Massimiliano Allegri i Milan dhe Gian Piero Gasperini i Romës.

Jashtë 5 më të mirëve Igor Tudor dhe Christian Chivu, që drejtojnë respektivisht Juventus dhe Inter. Trajneri me rrogën më të ulët është Eusebio di Francesco i Lecce me 500 mijë euro në sezon.

“Top-10” trajnerët më të paguar në Serie A

1.Antonio Conte (Napoli), 8 milionë euro

2.Massimiliano Allegri (Milan), 5 milionë euro

3.Gian Piero Gasperini (Roma), 5 milionë euro

4.Stefano Pioli (Fiorentina), 3 milionë euro

5.Vincenzo Italiano (Bologna), 3 milionë euro

6.Igor Tudor (Juventus), 3 milionë euro

7.Christian Chivu (Inter), 2.5 milionë euro

8.Maurizio Sarri (Lazio), 2.5 milionë euro

9.Ivan Juric (Atalanta), 2 milionë euro

10.Patrick Vieira (Genoa), 1.4 milionë euro

The post Ja 10 trajnerët më të paguar në Serie A për sezonin e ri, Tudor e Chivu jashtë “top-5” appeared first on Telesport.