J.Lo rrëfen se si u tregoi fëmijëve për divorcin me Ben: “E bëra premtimin dhe e mbajta”

Jennifer Lopez ka pasur një vit paksa të vështirë në aspektin e dashurisë dhe fëmijët e saj e dinë shumë mirë. Këngëtarja 55-vjeçare, në një intervistë për “El País”, tregoi ndër të tjera se kaloi një periudhë sfiduese dhe ndau mënyrën se si u tregoi fëmijëve të saj 17-vjeçarë, Emme dhe Max se do të divorcohej nga Ben Affleck.

J.Lo rrëfen se si u tregoi fëmijëve për divorcin me Ben:J.Lo rrëfen se si u tregoi fëmijëve për divorcin me Ben:

Getty

“U thashë: E di që është një periudhë e vështirë, por do e shihni që do e kaloj dhe do dal më e fortë dhe në gjendje më të mirë. E bëra premtimin dhe e mbajta. Ata e ndiejnë këtë tani. Kjo më fal një ndjenjë të madhe paqeje në jetën time”, u shpreh J.Lo.

Ajo, ndonëse anuloi turneun dhe u nda nga aktori, tregoi se tanimë ndihet më mirë në aspektin shpirtëror.

“Jam më e lumtur që kam bërë një hap përpara krahasuar me një vit më parë, dy apo tre vite më parë… Jam krenare për veten që ia dola dhe jam krenare që arrita t’i udhëhiqja fëmijët e mi përmes kohëve të vështira dhe ata janë më të fortë. Kështu që, është një periudhë e shkëlqyer për të dalë, për të kërcyer, për të kënduar dhe për të kaluar mirë”, tha këngëtarja, duke treguar se është gati për turneun e radhës.

Affleck dhe Lopez u martuan në korrik të vitit 2022 dhe këngëtarja kërkoi divorcin në gusht të vitit 2024. Ata e finalizuan divorcin në janar dhe u shpallën zyrtarisht beqarë më 21 shkurt.

Megjithëse çifti nuk është më bashkë, familjet e tyre janë sërish të afërt. Në prill, binjakët e Lopez, Emme dhe Max, iu bashkuan Ben dhe fëmijëve të tij — Samuel, 13 vjeç, Seraphina, 16 vjeç, dhe Violet, 19 vjeç — në premierën e filmit të tij të ri “The Accountant 2”.

“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme. Fëmijët e mi janë këtu, fëmijët e Jen janë këtu. Jam shumë i emocionuar,” tha Affleck për ET, duke shtuar: “Jam krenar për filmin, e dua atë dhe më pëlqen kur të gjithë fëmijët dalin bashkë. Është vërtet argëtuese dhe emocionuese.”