Në këtë periudhë të vitit, njerëzit ose po shfrytëzojnë çdo sekondë të fundit të dimrit ose po numërojnë ditët deri në pranverë kur vjen puna tek veshjet e tyre.
Në rastin e dytë, mund të dëshironi të ndiqni shembullin e Jennifer Lopez-it.
Duke gjykuar nga veshja e saj e fundit, ajo duket qartë se mezi po pret rrezet e ngrohta pranverore.
Të mërkurën, J.Lo u fotografua në Los Angeles e veshur me trendin e pantallonave që është një hit çdo pranverë: pantallona lino të gjera.
Linoja është pëlhura ideale për pranverë dhe verë, sepse është e lehtë dhe s’të bën të djersish.
Pantallonat e gjera janë një zgjedhje elegante në çdo stinë, por ato janë perfekte për muajt e ngrohtë sepse janë të lirshme dhe nuk kufizojnë kurrë.