Izraelitët janë tronditur nga numri i ra*ketave iraniane të rëna brenda territorit pavarësisht sistemeve të shtrenjta të mbrojtjes

Meron Rapoport, redaktor i faqes izraelite të internetit The Local Call, tha se publiku izraelit ishte i befasuar nga numri i raketave iraniane që depërtuan në sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore të vendit.

“Edhe pse ushtria po përpiqet ta paraqesë atë si diçka të pritshme, izraelitët janë mjaft të befasuar nga fakti që kaq shumë raketa godasin objektivat në Izrael dhe se pasojat janë kaq të mëdha”, tha Rapoport për Al Jazeera.

Ai shtoi se sulmet arritën të godasin edhe disa objektiva strategjikë dhe se disa incidente ndoshta nuk u bënë publike.

“Ne nuk dimë gjithçka, sepse censura është mjaft e rreptë – madje edhe kur dimë diçka, nuk na lejohet ta themi”, theksoi ai.

Rapoport tha gjithashtu se e sheh të vetmen rrugëdalje nga konflikti në arritjen e një marrëveshjeje për programin bërthamor të Iranit.

“Irani nuk do të dorëzohet, ndryshimi i regjimit nuk do të ndodhë së shpejti dhe Izraeli, natyrisht, nuk do të tërhiqet – kështu që nuk shoh rrugëdalje tjetër përveç një marrëveshjeje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara”, përfundoi ai./GK

The post Izraelitët janë tronditur nga numri i ra*ketave iraniane të rëna brenda territorit pavarësisht sistemeve të shtrenjta të mbrojtjes appeared first on Kosovapost.net.