Izraeli sulmon udhëheqjen e lartë të Hamasit në Katar

Izraeli ka kryer një sulm ndaj udhëheqësve të lartë të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Një zyrtar i Hamasit thotë se ekipi i tij negociator ishte në shënjestër, shkruan BBC.

Ekipi negociator është i vendosur në Doha; ata nuk janë përfshirë në asnjë negociatë indirekte me Izraelin që nga korriku.

Ministria e jashtme e Katarit dënon sulmin “me termat më të forta të mundshme”, duke thënë se “nuk do ta tolerojë këtë sjellje të pamatur të Izraelit dhe ndërhyrjen e vazhdueshme në sigurinë e rajonit”.

Imazhet po ashtu tregojnë tym që ngrihet mbi ndërtesat në Doha.