Izraeli liron 12 të bur*gosur të tjerë nga Gaza pas muajsh ur*ie dhe to*rturash

Izraeli liroi sot 12 të burgosur palestinezë, të cilët u arrestuan gjatë luftës gjenocidale në Rripin e Gazës, pas muajsh burgimi të shoqëruar me uri dhe keqtrajtim, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Zyra Mediale për të Burgosurit, e lidhur me grupin palestinez Hamas, tha se 12 të burgosur të liruar mbërritën nëpërmjet pikës së kontrollit Kissufim të kontrolluar nga Izraeli dhe u transferuan në Spitalin e Martirëve Al-Aksa në Deir al-Balah në Gazën qendrore.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC), nga ana e tij, tha se lehtësoi transferimin e 12 të burgosurve të liruar nëpërmjet kalimeve midis Izraelit dhe Gazës dhe i solli ata në spital për kontrolle mjekësore dhe për t’u siguruar rroba dhe mjete higjienike.

Sipas një gazetari të Anadolut, të burgosurit e liruar kaluan muaj në burgjet dhe qendrat e paraburgimit izraelite dhe vuajtën nga politikat sistemike të urisë, torturës dhe neglizhencës mjekësore.

Herë pas here, Izraeli ka liruar grupe palestinezësh që ka ndaluar që nga fillimi i luftës së tij gjenocidale.

Më 17 prill, Shoqata e të Burgosurve Palestinezë tha se Izraeli ka arrestuar mijëra qytetarë nga Gaza që nga 7 tetori 2023.

Grupi shtoi në deklaratën e tij se të burgosurit po mbaheshin në “kushte të ashpra dhe të tmerrshme që synonin të shkaktonin dëm maksimal”.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për një armëpushim, Izraeli ka kryer një ofensivë shkatërruese në Gaza që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë gati 54.900 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

The post Izraeli liron 12 të bur*gosur të tjerë nga Gaza pas muajsh ur*ie dhe to*rturash appeared first on Kosovapost.net.