Kryqi i Kuq ka lehtësuar kthimin e trupave të 30 palestinezëve të tjerë në Gaza, njoftoi ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në një postim në mediat sociale.
Kjo e çon numrin total të trupave që Izraeli ka kthyer në 120, thuhet në raport, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa ekipet mjekësore po punojnë për të ekzaminuar trupat dhe për t’ua kthyer ato familjeve të tyre.
Sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli ka rënë dakord të dorëzojë trupat e 15 palestinezëve në këmbim të çdo pengu izraelit të vdekur.