Izraeli ka kryer sulme ajrore në lagjen Tehranpars, një prej vendbanimeve me popullsi të dendur në lindje të kryeqytetit iranian Teheran dhe në zonat Chitgar dhe Shahid Baqeri në perëndim të kryeqytetit, transmeton Anadolu.
Në orën e fundit, në Teheran u dëgjuan shpërthime të forta. Sipas raportimeve në mediat e vendit, Izraeli ka kryer sulme ajrore në lagjen me popullsi të dendur Tehranpars në lindje të Teheranit dhe në lagjet Chitgar dhe Shahid Baqeri në perëndim të kryeqytetit.
Në videot e publikuara, shihet tym që ngrihet nga zonat e shënjestruara.
Izraeli njoftoi se do të kryejë sulme në vendbanimin civil me popullsi të dendur të Teheranit, Zona 3, dhe njoftoi një “evakuim” për rajonin.
– Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit
Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme ndërsa numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë u rrit në 224.
Më tej u tha se 24 persona u vranë dhe më shumë se 500 të tjerë u plagosën në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.
Shumë vende veçanërisht Turqia, e dënuan Izraelin.
The post Izraeli kreu su*lme ajrore në zonat me popullsi të dendur në lindje dhe perëndim të Teheranit appeared first on Kosovapost.net.