Izraeli do të deportojë 6 aktivistë të tjerë të huaj nga anija me ndihma për Gazën

Izraeli do të deportojë gjashtë aktivistë të tjerë ndërkombëtarë nga një anije ndihmash me destinacion Gazën, tha një grup izraelit për të drejtat e njeriut, transmeton Anadolu.

“Gjashtë vullnetarë po transferohen tani në aeroportin ‘Ben Gurion’ për deportim”, tha organizata e të drejtave dhe qendra ligjore Adalah në një deklaratë.

Ajo identifikoi gjashtë aktivistët si Mark van Rennes nga Holanda, Suayb Ordu nga Turqia, Yasemin Acar nga Gjermania, Thiago Avila nga Brazili, Reva Viard dhe deputetja e Parlamentit Evropian, Rima Hassan nga Franca.

“Gjashtë vullnetarët pritet të deportohen sot ose herët nesër në mëngjes”, shtoi Qendra ligjore Adalah.

Të gjashtë personat ishin midis 12 aktivistëve ndërkombëtarë të ndaluar nga forcat izraelite në bordin e anijes së ndihmës “Madleen” të hënën. Izraeli deportoi katër aktivistë në vendet e tyre të origjinës të martën, përfshirë aktivisten suedeze të klimës, Greta Thunberg.

Dy aktivistë të tjerë, Pascal Maurieras dhe Yanis Mhamdi nga Franca, mbeten në paraburgim dhe pritet të deportohen të premten.

The post Izraeli do të deportojë 6 aktivistë të tjerë të huaj nga anija me ndihma për Gazën appeared first on Kosovapost.net.