Izolohet një person në Deçan, rasti merret nga Prokuroria (VIDEO)

Në Deçan, procesi i votimit po zhvillohet qetë dhe qytetarët po shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Megjithatë, një rast i parregullsisë është raportuar në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, të këtij qyteti.

Sipas drejtorit të kësaj shkolle, Qazim Maloku, një person është kapur duke fotografuar votën dhe është izoluar menjëherë.

“Parregullsi të mëdha nuk ka pasur, por një rast është procesuar nga Prokuroria,  bëhet fjalë për fotografimin e një vote. Personi është izoluar, ndërsa për keqpërdorim ose presion brenda shkollës nuk kemi pasur diçka të tillë’, tha Maloku, në një intervistë të shkurtër me gazetaren e Klan Kosovës, Vesa Hodën.

The post Izolohet një person në Deçan, rasti merret nga Prokuroria (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.