Izedin Bytyqi shoqërohet në Polici

Zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi është shoqëruar në Polici, pas aksionit të sotshëm në ministrineë që udhëhiqet nga Liburn Aliu, përcjell Gazeta Express.

Përveç aksionit brenda Ministrisë, RTK raportoi sot se është bastisur shtëpia Bytyqit.

Në ndërkohë detaje për aksionin kanë dhënë për Express nga Prokuroria Speciale.

Ata thanë se janë të dyshuar dy persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas prokurorisë, ata dyshohen për veprat penale “shpërlarje e parasë” dhe për veprën penale “të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur, ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpëlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së. Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje tjera”, kanë konfirmuar për Express nga Prokuroria Speciale e Kosovës. /Gazeta Express/