Iu dukeshin edhe të brendshmet, Gresa Gashi reagon mbi komentet negative për paraqitjen në ditëlindje

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa Gashi, ka reaguar publikisht pas komenteve të shumta që mori për paraqitjen e saj në festën e ditëlindjes.

Veshja e saj – një fustan me gurë zbukurues, ku sipas shumë komentuesve i dukeshin të brendshmet – nxiti reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Në një postim në Instagram, Gresa ka zgjedhur të mos heshtë më ndaj kritikave, duke dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe të fuqishme.

Foto: Screenshot/Instagram

“Nuk e kam parë të nevojshme të flas derisa tash, po e di që shumë kanë folur për një moment. E di që shumë kanë komentuar trupin tim, brekët e mia, peshën time. Edhe çka? Unë s’jam as momenti, as brekët, as pesha. Unë jam një çikë që organizoi një festë si mbretëreshë”, shkruan ajo.

Ajo shton se nuk kërkon aprovimin e të tjerëve dhe se mënyra e saj e të jetuarit kërkon guxim – një guxim që sipas saj, shumë njerëz nuk e kanë.

“Unë jam ajo që e jeton jetën pa leje prej askujt e shumica nuk e keni këtë guxim. S’kam pasur nevojë me reagu, se s’jam këtu për me ju pëlqy. Jam këtu për me shkëlqy. E, nëse drita jem ju verbon, shane dritën, jo mua. Përveç brekëve s’keni parë asgjë akoma”.

Deklarata e Gresës ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e përkrahin për vetëbesimin dhe qëndrimin, dhe të tjerëve që vazhdojnë të komentojnë stilin e saj të veshjes.

Sidoqoftë, ajo e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të tërhiqet apo të ndryshojë për hir të të tjerëve.