I është dhënë lamtumira e fundit profesorit Sabahajdin Cena, i cili u nda nga jeta këtë të premte, shkruan Fokusi.info.
Cena u varros me nderime të larta ushtarake në Rahovec teksa në ceremoni morën pjesë bashkëluftëtarë e bashkëveprimtarë dhe qytetarë të shumtë.
Profesori Cena u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare dhe konsiderohet si shtylla e mobilizimit për luftën e UÇK-së.
Po ashtu ishte zë i fuqishëm dhe aktivist në luftën për çlirimin e Kosovës, dhe pas saj në mbrojtjen dhe kultivimin e vlerave./Fokusi.info/