Janë zbardhur detaje nga deklarata e Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që tronditi Tiranën më 6 tetor. Sipas dosjes së Prokurorisë, 30-vjeçari ka dhënë detaje për itinerarin e tij, veprimet e kryera para dhe gjatë ngjarjes, si dhe momentet pas vrasjes.
Shkambi ka rrëfyer se ditën e ngjarjes u nis nga Shkodra bashkë me xhaxhanë e tij, Gjon Shkambin, për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore për një çështje pronësore. Sipas tij, ata ndaluan fillimisht në Lezhë, ku piunë kafe ngushëllimi tek disa të afërm, para se të mbërrinin në Tiranë.30-vjeçari tregoi se, pasi parkuar makinën, u fut në sallën e gjyqit me armën që e mbante pa leje prej 10 vitesh. Ai ka deklaruar se pas dhënies së vendimit nga gjyqtari Kalaja, nxori armën, e mbushi, hoqi siguresën dhe qëlloi disa herë drejt gjyqtarit, i cili ishte duke u larguar drejt dhomës së këshillimit.Shkambi tha se kishte qenë në gjendje shoku dhe se një plumb i vetëm qëlloi edhe drejt Ragip Kurtajt dhe djalit të tij, të cilët mbetën të plagosur, por sipas tij nuk kishte qëlluar ndaj tyre qëllimisht.Ai përshkroi edhe momentet kur iu afrua trupit të gjyqtarit, i cili ishte gjallë dhe i vetëdijshëm, ndërsa pranë tij ndodhej sekretarja e gjyqit. “Të lutem, të lutem”, i tha ajo. “Qetësohu, nuk kam gjë me ty”, i përgjigjej Shkambi, dhe më pas u largua nga salla.










