“Italia, tragjedi sportive dhe çfarë turpi! Gjëja më e keqe? Që askush…”

Është një Fabio Capello tepër i hidhëruar ai që, një ditë pas humbjes së Italisë ndaj Bosnjës, analizon mbetjen jashtë Botërorit 2026, të tretit radhazi, të kombëtares axurre dhe gjendjen e futbollit italian. Ish-trajneri i Milanit, Juventusit dhe Real Madridit, si dhe ish-trajneri i Anglisë, e quajti atë që ndodhi “të papranueshme për një kombëtare me histori e prestigj si Italia”.

Capello deklaroi: “Nuk kam mundur të mbyll sytë gjithë natën, ende nuk e besoj çfarë ka ndodhur”. Ai ishte shumë i ashpër: “Po flasim për një kombëtare 4 herë kampione bote, kjo është një tragjedi sportive, e turpshme. Është një nga gjërat më të këqija që i kanë ndodhur futbollit italian në historinë e fundit”.

Ai kritikoi drejtuesit: “Këtu nuk jep dorëheqje askush dhe kjo është më shqetësuesja. I pari që duhet të marrë përgjegjësi është presidenti i federatës, bashkë me gjithë drejtuesit”.

Capello kërkoi reformë: “Duhet të analizojmë dhe të rindërtojmë nga bazat. Problemi është strukturor. Do jetë shumë e vështirë të rimëkëmbemi, por shpresoj të nisë një rinovim i vërtetë. Italia ka nevojë të rishpikë veten. Italia është në zi…, të mungosh për herë të tretë radhazi në Botëror është shumë e vështirë për t’u pranuar”.

 

The post “Italia, tragjedi sportive dhe çfarë turpi! Gjëja më e keqe? Që askush…” appeared first on Telesport.