Italia jo vetëm që nuk fiton, por turpërohet në shtëpi nga Norvegjia (video)

Edhe pse e mbylli pjesën e parë në avantazh, Italia në fund është mundur 1-3 nga Norvegjia në sfidën e luajtur në “San Siro”, e fundit për këto kualifikuese.

“Axurrët” gjetën avantazhin që në minutën e 10-të, ku Francesco Pio Esposito dërgoi topin në rrjetë pas një asisti të marrë nga Federico Dimarco. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vendasit.

Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe e norvegjezëve. Antonio Nusa barazoi fillimisht shifrat 1-1 në minutën e 62-të, me një goditje të fuqishme brenda zone.

Erling Haaland shënoi dy gola për dy minuta 77′ dhe 79′, fillimisht me një goditje të bukur me të majtën pas asistit perfekt të Oscar Bobb, dhe golin e dytë pas asistit të Thorsby. Rezultati final 1-3 për norvegjezët, të cilët i mbyllin këto kualifikuese me pikë të plota, 24 pikë në 8 ndeshje. Italia mbetet në vendin e dytë dhe do të kërkojë biletën për në Botëror përmes play-offit.

SHIKOGOLAT

The post Italia jo vetëm që nuk fiton, por turpërohet në shtëpi nga Norvegjia (video) appeared first on Telesport.